NEW YORK- Këngëtari Justin Bieber është përlotur në mes të koncertit të tij në Los-Anxhelos , ku ka kujtuar mikun e tij producent, i cili humbi jetën në sulmet terroriste në Paris.

“Vazhdimisht jam duke menduar për tragjedinë në Paris dhe mikun tim, Thomas, të cilin kurrë më nuk do ta shoh. Për vite me radhë ai ishte pjesë e ekipit dhe do të dëshiroja edhe një herë të kisha rastin për ta falënderuar për të gjitha.”- tha Justin Bieber i përlotur në mes të koncertit.

“Vlerësoni njerëzit që janë pranë jush për çdo ditë. Nuk dihet se çfarë sjell e nesërmja”, -përfundoi Bieber.

Të premten e kaluar në sallën e koncerteve “Bataclan”, në Paris, në mesin e të vrarëve ishte edhe Thomas Ayad 34 vjeç, producent muzikor nga qytetit Amiens në Francë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: