SHBA

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan me një ceremoni civile në muajin shtator në New York vetëm me dëshmitarët. Që prej asaj periudhe çifti i njohur ka nisur përgatitjet për dasmën madhështore.

Sipas revistës “Page Six” Hailey dhe Justin do të martohen më 28 shkurt. Ata gjithashtu kanë shpërndarë edhe ftesat e dasmës, por pa treguar vendin se ku do të zhvillohet.

Ceremonia civile u celebrua në mënyrë tepër sekrete dhe vetëm dy muaj më vonë u zbulua, kur Hailey ndryshoi edhe mbiemrin në profilin e saj në Instagram.

Gjithashtu revista e famshme ka zbuluar edhe disa detaje nga ceremonia. Përveç festimeve që do të zgjasin shumë dhe banketit, do të ketë dhe një lloj shfaqje me kërcime. Ndërkohë kolona zanore e tyre do të ofrohet nga dj personal i Bieber, Tay James.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb