SHBA

Justin Bieber 24 vjeç dhe Hailey Baldwin, 22 vjeç nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale deri ditën e martesës. Në një intervistë për ‘Vogue’, çifti i njohur rrëfeu për jetën e tyre si të sapomartuar dhe për vendimet e tyre të pazakonta.

Midis të tjerave, Justin ka treguar se ai kishte një vit pa kryer marrëdhënie seksuale për shkak të bindjeve të tij fetare. Ai kishte hequr dorë nga seksi për të qenë më afër me Zotin. Pra ata nuk kanë kryer marrëdhënie para martese. Çifti ka qëndruar të fejuar shumë pak vetëm 3 muaj. Për këtë arsye ata përshjetuan martesën për të finalizuar më në fund dhe dashurinë e tyre.

“Ai (Zoti) nuk kërkon nga ne të mos bëjmë seks, sepse ai ka rregulla, por sepse përpiqet të na mbrojë nga dhimbja dhe lëndimet. Mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Ndonjëherë njerëzit bëjnë seks për shkak se nuk ndihen mirë mjaftueshëm apo sepse iu mungon vetëbesimi.

Unë doja t`ia dedikoja veten time Zotit, sepse ndjeva se ishte më mirë për gjendjen e shpirtit tim. Besoj se Zoti më shpërbleu me Hailey-n në këmbim. Kur ke sjellje të mirë shpërblehesh”, – ka treguar këngëtari.

Justin dhe Hailey u ribashkuan në qershor dhe tre muaj më vonë, ata morën vendimin për t`u martuar.. Po ashtu, ai ka treguar se kur e takoi sërish Hailey-n në qershor e kuptoi se ishte pikërisht ajo që i duhej për të qenë i lumtur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb