TIRANE

Justin Bieber shprehu dashurinë e tij për bashkëshorten Hailey Baldwin me mesazhin më të ëmbël të mundshëm me rastin e ditëlindjes së saj të 25-të.

“Zemra ime të përket ty. Sytë e mi të përkasin ty, buzët e mia të përkasin ty. Jam i yti. Jam shumë i bekuar që jam i yti. Ti je imja përgjithmonë. Jeta nuk ka pasur kurrë më shumë kuptim derisa u bëre gruaja ime.

Unë kurrë nuk do të ndalem së qeni i dashuruar me ty, nuk do të ndalem kurrë së mbajturi ty dhe nuk do të ndalem kurrë së mbrojturi ty. Ti mbretëresha ime, je mëse e mjaftueshme për mua dhe do ta kaloj çdo ditë duke të bërë të ndihesh si mbretëresha që je. Siç do të thoshte gjyshja jote me theksin e saj portugez, “happy Bursday baby” të dua deri në fund të jetës dhe pastaj pas kësaj,” -ka shkruar Bieber në Instagram, krahas disa fotove të ëmbla të çiftit.

Disa nga miqtë e tyre të famshëm e mbushën me komente postimin romantik të Justin, duke i uruar Hailey-t ditëlindjen.
Baldwin festoi 25-vjetorin me një festë të madhe ku të ftuarit u argëtuan në një kabinë fotografike bardh e zi për të përkujtuar rastin. Ajo veshi një jumpsuit velvet, stileto të zeza dhe flokët i mbajti gjysmë të kapur.

Të ftuar në festë ishin Justine Skye, Jaden Smith, Kendall Jenner, David Grutman etj.
Bieber dhe Baldwin, të cilët kanë qenë miq që nga fëmijëria, u fejuan në korrik të vitit 2018 pas vetëm disa javësh lidhje. Atë shtator ata shkuan në një gjykatë të Nju-Jorkut dhe u martuan privatisht. Pas një viti bënë edhe një dasmë luksoze me familjen dhe miqtë në Karolinën e Jugut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb