Justin Bieber është një person që beson në fe dhe në Zot. Dhe ai mori pjesë në shërbimin e kishës të mërkurën në Hillsong në Beverly Hills.


Por këngëtari dukej i hutuar dhe i shqetësuar ndërsa drejtonte makinën drejt kishës, në të njëjtën ditë kur ish e dashura e tij Selena Gomez u njoftua se u shtrua në spital psikiatrik. 24-vjeçari shihet i veshur me një bluze rozë dhe me flokët e çrregullta.

Justin Bieber5
Justin Bieber5

Ai mbajti kokën ulur ndërsa shkoi në kishë dhe vihet re mungesa e bashkeshortes së tij, Hailey Baldwin. Shqetësimi i Justin vihej re shumë qartë ndërsa miqtë e tij e ngushëlluan para se të nisej për në shtëpi.

Gomez raportohet se po merr trajtim të shëndetit mendor pasi ka një gjendje të rënduar emocionale. Këngëtarja është shtruar në spital dy herë gjatë dy javëve të fundit, raportoi TMZ. Dhe mendohet se lajmet mbi një martesë të Justin me supermodeljen shkaktuan gjendjen e saj.