Nuk mjaftoi sërish një tjetër paraqitje shumë e mirë nga ana e C.Ronaldos që Juventus të thyej mallkimin në Champions. Dy gola të tjerë në fazën me eliminim, në dy vitet e fundit vetëm ai ka shënuar për Juven. CR7 u largua i mërzitur pas sfidës së kthimit kundër Lion, dëshira e tij ishte e madhe të ishte prezent në Lisbonë, aty ku do të luhet pjesa e mbetur e Champions League. Presidenti Agnelli nxitoi pas ndeshjes të konfirmoi Ronaldon në qendër të projektit edhe për sezonin e ri por paqartësitë për të ardhmen e portugezit janë sërish të mëdha.

Cr7
Cr7

Nuk shkojnë në favor të “Zonjës së Vjetër” as fjalët e motrës së Ronaldos pas këtij takimi: “Ke bërë më mirë se kushdo tjetër, i dashur vëlla. Jam shumë krenare që të shoh duke luajtur, të vendosur por për fat të keq i vetëm nuk mund të bësh më shumë, është e pamundur. Ti e di që futbolli kështu është, por duhet të mendosh që dhe sërish më të mirën tënde dhe që je ende më i miri”, shkruan motra e tij në “Instagram”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: