Pas tetë rezultateve radhazi pozitive, Juve bëhet gati për super sfidën përballë Milan, një ndeshje e shumë e rëndësishme, mbi të gjitha për të kapur zonën Champions. Kjo është një ndeshje e veçantë edhe për Max Allegri teksa sfidon ish të kaluarën e tij: “Vijmë nga një moment pozitiv por rruga është ende shumë e gjatë.

Objektiv vendi i 4-ët? Të mos shohim aq larg, duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, më pas të shohim se ku do të arrijmë. Përballë Milan duhet të zhvillojmë një ndeshje të rëndësishme për të qëndruar pranë ekipeve të kreut.

Dybala? Është i lumtur. Është mirë fizikisht dhe po rritet. Është më i lirë të lëviz në fushë, ka më pak përgjegjësi, detyra. Jam shumë i lumtur me atë që po bën. Nga këtu e deri në fund të sezonit do të na jap shumë”, u shpreh Allegri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb