Që nga dita kur u largua nga Torino, Juventus nuk ka hequr kurrë dorë nga ideja për të rikthyer Paul Pogba. Mesfushori francez mbetet një idhull për tifozët dhe një fiksim për drejtorin Paratici. Pogba është në skadencë të kontratës, në 2022 mund të largohet falas nga Man.United por bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të presin aq gjatë, do tentojnë në fund të sezonit për të gjetur një zgjidhe me sa më pak kosto. Në fakt, Juve ka në dorë prej kohësh një “as” që mund të bëjë të mundur këtë transferim, Paulo Dybala. Argjentinasit gjithashtu i skadon kontrata në 2022, palët janë shumë larg një rinovimi të mundshëm, në të njëjtat pozita ndodhet edhe Pogba, kjo mund të bëjë që dy klubet United-Juve të futen në negociata gjatë verës për një shkëmbim kokë më kokë. Sipas “Tottosport”, Dybala mund të marrë tek Man.United atë që nuk po e arrin dot në Torino, një pagë vjetore prej 12-15 milion euro. Pogba gjithashtu nuk është kundër një rikthimi tek Juventus, në asnjë moment nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të veshur sërish fanellën bardhezi.

Tuttosport
Tuttosport

Jo vetëm Pogba, sipas “La Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” është në avantazh për të siguruar shërbimet e Sergio Aguero i cili në fund të sezonit do të largohet nga Man.City. Prej më shumë se dy muajsh drejtuesit e Juves kanë vendosur kontakte me përfaqësuesit e Aguero, për argjentinasin kanë gati një kontratë 3-vjeçare me 10 milion euro në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb