Juve rikthehet të bëj “Zonjën e Vjetër” në Itali, në mënyrë befasuese i bën një mbyllje fantastike këtij viti, teksa përballë Lazio-s siguroi fitoren e 6-të radhazi, për më tepër pa pësuar asnjë gol në 6 ndeshjet e fundit. Ky rendiment i Juves në këtë fund sezoni ishte surprizë duke parë fillimin në këtë edicion dhe eliminimin nga Champions. Bardhezinjtë e mbyllin vitin në vendin e tretë duke parakaluar pikërisht Lazio-n, por kreu mbetet ende larg, minus 10-të pikë.

Në Stadium, ishte Kean ai që bëri liderin duke shënuar një dopjetë, në fundin e pjesës së parë dhe me fillimin e së dytës. Në fund ishte i përhershmi Milik që realizoi golin e tretë duke mbyllur llogaritë me ekipin e Hysaj. Anësori kuqezi zbriti në fushë si titullar ndërsa u zëvendësua në minutën e 67-të.

Aa
Aa

Allegri dhe të gjithë në shtëpinë e Juves, shpresojnë që kjo pauzë të sjell në kushte perfekte lojtarë si Vlahovic, Di Maria, Chiesa e Pogba pasi trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk dorëzohet kur bëhet fjalë për objektivin titull: “Napoli po bën gjëra të jashtëzakonshme, por të shohim, për të fituar titullin i duhen minimumi 90 pikë. 6 javë më parë askush nuk e besonte se do të mbyllnim vitin në vendin e tretë, tani të karkikojmë bateritë”, u shpreh ndër të tjera Allegri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb