De Ligt ishte një nga transferimet më të bujshme të Juves në merkaton e verës, një lojtar që i kushtoj arkave të “Zonjës së Vjetër” 75 milion euro por holandezi në asnjë moment nuk ka arritur të përshtatet në Torino. Së fundmi, për ta rënduar dhe më shumë situatën, ka menduar trajneri Sarri i cili ka spostuar në pankinë ish futbollistin e Ajax. De Ligt nuk luan një ndeshje titullar me fanellën bardhezi që nga 7 dhjetori, ndeshjen kundër Lazios. Të gjithë duken të shqetësuar për këtë situatë po jo Sarri dhe De Ligt.

Tuttosport
Tuttosport

Për të hedhur dritë mbi këtë vendim ka menduar “Tuttosport”. Sipas të përditshmes torineze, ky është një vendim i marrë në kompromis mes Sarri dhe De Ligt, një periudhë reflektimi për ti bërë mirë një lojtari që për Sarrin do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë. Holandezi nuk duket i shqetësuar nga ky vendim pasi ka besimin e plotë të stafit drejtues dhe të skuadrës. De Ligt është gjithashtu i vetëdijshëm se fillimisht duhet të gjej formën e tij më të mirë fizike për tu rikthyer titullar.

De Ligt
De Ligt

Sarri është i qetë edhe për faktin se zëvendësuesi i tij, Demiral po kalon një moment të mirë, sëbashku me Bonuccin kanë rregulluar shumë gjëra në prapavijën e Juves. Nuk do të jetë e largët koha kur De Ligt do të rikthehet titullar, mbase që këtë fundjavë, edhe Bonucci duhet të pushoj pasi ka luajtur 24 nga 25 ndeshjet e Juves këtë sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb