De Ligt-Juve po largohen gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri. U mbyll me “tym të zi” takimi i radhës mes palëve për të gjetur një kompromis për të rinovuar kontratën ekzistuese. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” i ofruan sërish holandezit opsionin për të rinovuar kontratën deri në 2026, por në këtë pikë kërkojnë një ulje të pagës së tij nga 12 milionë euro në 8 milionë, opsion që është refuzuar nga përfaqësuesi i De Ligt.

Nga ana tjetër, avokati i qendërmbrojtësit, kërkon që Juve të ul klauzolën e largimit nga 120 milionë euro në 70-80 milionë. Këtë detaje kanë bërë që mes palëve të ketë një krisje të thellë, vështirë se mund të gjejnë një kompromis.

Corriere
Corriere

Sipas mediave italiane dhe angleze, nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë ekipe të ndryshme nga Premier League, Chelsea mbi të gjitha, që është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi. Të gatshëm të paraqiten me një ofertë për De Ligt janë dhe “qytetarët” e Pep Guardiolës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb