5 fitore radhazi kanë ndezur edhe një herë ambientin në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, por dëmtimet e shumta dhe kalanderi super i ngjeshur kanë detyruar drejtuesit e klubit bardhezi të hedhin vështrimin nga tregu i transferimeve. Prej kohësh, Juve ndjek nga pranë mesfushorin e Lazio-s, Sergej Milinkovic-Savic, një dëshirë e vjetër e trajnerit Allegrit. Sipas La Gazzetta dello Sport, Juve nuk ka ndërmend të pres më gjatë, por po përpiqet të rezervojë mesfushorin për merkaton e verës, në mënyrë që të djeg çdo konkurrentë të mundshëm, pasi Milinklovic-Savic pëlqehet shumë edhe në Premier League.

Sergej Milinkovic Savic 2 Scaled E1634817883576
Sergej Milinkovic Savic 2 Scaled E1634817883576

Milinkovic-Savic përfiton te Lazio 3,5 milionë euro në sezon, Lotito i ofron një kontratë të re me 4,5 milionë euro në sezon, por Juventus është gati t’i vendos në tavolinë 6 milionë euro neto, shifër kjo që plotëson kërkesat e mesfushorit.

La Gazzetta
La Gazzetta

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, drejtuesit e Juves janë takuar me përfaqësuesit e Milinkovic-Savic duke i bërë të qartë vullnetin e tyre. Savic vijon të refuzojë çdo ofertë nga dyshja Tare-Lotito për të rinovuar kontratën, aktualja skadon në 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb