Më në fund, tifozët e Juves kanë një arsye më shumë për të festuar: Paulo Dybala dhe Juventus kanë gjetur gjuhën e përbashkët që do të çojë palët drejtë një kontrate të re. Sipas “Tuttusport”, firma pritet të hidhet në fund të sezonit ose në ditët e para të gushtit. Këtë fakt e pranoi dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici përpara sfidës kundër Atalanta: “Jemi duke folur në vazhdimësi me përfaqësuesit e tij. Është një lojtarë i rëndësishëm, kemi bërë një investim të madh kur erdhi në Torino. Kemi pasur gjithnjë besim tek ai, i kemi dhënë edhe fanellën me numër dhjetë që ka një simbolikë të veçantë. Jemi të sigurt se ai do të jetë e ardhmja e Juves”, u shpreh drejtori sportiv.

Dybala
Dybala

Akordi është me të vërtetë shumë pranë, Dybala pritet të shndërrohet në lojtarit e dytë më të paguar tek Juventus, pas C.Ronaldo. Argjentinasi do të përfitoj 10 milion euro në sezon por me një formulë e cila parashikon rritje pas çdo sezoni. Kjo kontratë pritet ta shndërroj Dybala në liderin më të rëndësishëm të grupit, pse jo dhe kapiten, shiriti nuk është një risi për fantazistin. Me Sarrin në stol Dybala është kthyer në një pikë referimi, së bashku me Ronaldon janë protagonistet kryesor, të dy kanë shënuar 11 nga 15 golat e Juves në 5 ndeshjet e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: