Paulo Dybala-Juventus mbetet një marrëdhënie e komplikuar, palët janë afruar shpesh drejt një rinovimi të mundshëm, por po kaq shpesh janë larguar. Sipas mediave italiane, është parashikuar një tjetër takim mes palëve për të vendosur përfundimisht të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Dybala
Dybala

“Zonja e Vjetër” po bën gjithçka që Dybala të mos largohet falas në fund të sezonit por mes tyre futen shpesh ekipe të ndryshme që janë të gatshme të plotësojnë të gjithë kushtet e Dybala.

Pas Liverpool, së fundmi në skenë për të siguruar shërbimet e tij ka dalë edhe Tottenham Hotspur, të shtyrë shumë edhe nga trajneri Antonio Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb