Vetëm pak ditë më parë flitej për një rinovim milionerë me Juven por tashmë e ardhmja e Paulo Dybala rikthehet të jetë e paqartë. Firma mbi rinovimin e kontratës nuk po vjen, por njëkohësisht është e vërtetë që negociatat vijojnë. Pikërisht ky hezitim ka bërë që mediat italiane të aludojnë dhe të shtrojnë disa pyetje: A është Dybala pjesë e projektit të ri të Pirlos apo ka përfunduar në merkato?

Tuttosport
Tuttosport

Nuk është hera e parë që argjentinasi do të shihte veten në merkato, edhe një vit më parë ishte shumë pranë transferimit të Premier League, shpesh si pjesë shkëmbimi për rikthimin e Pogba në Torino. Dybala mbylli një sezon shumë të mirë në Serie A, u shpall dhe lojtari më i mirë i vitit por as ky fakt nuk po mjafton për të rinovuar kontratën. Argjentinasi ka shumë admirues në europë, e kërkojnë dy klube të mëdha si Real Madrid dhe Man.City, mbase ky fakt tundon edhe vetë lojtarin i cili sheh vit pas vit zhgënjimet e Juves në Champions. Vetë lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të qëndruar në Torino, pse jo edhe përjetë por ky hezitim i klubit për ti rinovuar kontratën ka bërë që emri i tij të futet sërish në merkato.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: