Man.City po përjeton një moment magjik, 24 fitore në 25 ndeshjet e fundit, por jo të gjithë janë të lumtur. Sergio Aguero është një prej tyre, ka humbur prej kohësh rolin e tij si titullarë por së fundmi edhe kur është në fushë për përfillet nga lojtarët e tjerë. Ky konfirmim u paqartë edhe në sfidën e fundit kundër Gladbah, Aguero në më shumë se një herë nuk u shërbye nga lojtarët e tjerë, ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit argjentinas i cili është ankuar tek një nga anëtarët e stafit: “Nuk më pasojnë topin”, shprehej i revoltuar Aguero duke përforcuar edhe më shumë zërat që e shohin larg Man.City në fund të sezonit.

Manchester City V Manchester United Premier League
Manchester City V Manchester United Premier League

Aguero është në skadëncë të kontratës dhe sipas të gjithë gjasave drejtuesit e City nuk kanë ndërmend ti ofrojnë një kontratë të re. Aguero përfaqëson në këtë mënyrë një okazion të rëndësishëm për disa klube që kërkojnë një sulmues të ri. Mes klubeve të interesuara për shërbimet e Aguero janë Juventus dhe Barcelona. Blaugranët ende nuk kanë arritur të zëvendësojnë si duhet Suarez ndërsa afrimi i Agueros shihet si një lëvizje edhe për të bindur Leo Messin të qëndrojnë, të dy kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb