Vetëm 4 pikë nga 18 të mundshme, kundër katër ekipeve të para në tabelën e klasifikimit, tregojnë qartë problemin më të madh që ka “Zonja e Vjetër” këtë sezon. Max Allegri në më shumë se një herë ka përsëritur se klasifikimi i Juves do të varet shumë nga përballjet me ekipet e vogla, por problemi me sa duket është diku tjetër, në sfida më të mëdhatë.

Kundër tre ekipeve të para, Juve ka një mesatare prej 0,67 pikë ndërsa kundër ekipeve të tjera një mesatare prej 2,23 pikë. Lajmi i mirë, nëse mund të quhet i tillë, është se nga këtu deri në fund të sezonit në program janë edhe dy ndeshje me bigë, kundër Inter dhe Atalanta.

Mbase për këtë arsye, Juve nuk heq dorë nga Vlahovic, Allegrit i duhet me çdo kusht një “bomber” për të ndryshuar balancat dhe serbin e dëshiron menjëherë, mundësisht që në merkaton e janarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb