Lajme të mira në shtëpinë e Juves: Paul Pogba dhe Dusan Vlahovic po shohin gjithnjë e më shumë rikthimin në fushë. Nuk ka ende një datë fikse, por të dy lojtarët janë bashkuar më në fund me pjesën tjetër të ekipit.

Mesfushori francez dhe sulmuesi serb kanë zhvilluar seancën e plotë stërvitore me pjesën tjetër të grupit, për më tepër duke i dhënë sinjale pozitive trajnerit Allegri. Vlahovic, për herë të fundit ka qenë në fushë më 25 tetor, ndërsa Pogba nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Juven.

Pas goditjes së fortë që mori përballë Napolit, Allegri nis të bëjë edhe një herë llogaritë nga e para, rikthimi i Pogba-s dhe Vlahovic do të ishin dy përforcime me shumë peshë për pjesën e mbetur të sezonit. Allegri dhe i gjithë ambienti bardhezi besojnë se me Pogba, Vlahovic dhe me grupin e plotë mund ta kapin ende Napolin, por më parë duhet të blindojnë prezencën e tyre në Champions.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb