Juve gjen shërim në Kupë, harron disfatën e rëndë përballë Napolit, thyen Monza-n me rezultatin 2-1 duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale ku do të përballet me Lazio-n.

Në Stadium, “Zonja e Vjetër” gjeti shpejt golin e avantazh, që në minutën e 8-të, ku Kean me kokë dërgoi topin në rrjetë. Juve, jo vetëm që nuk arriti të mbyll ndeshjen, por në minutën e 25-të, Valoti me kokë barazoi shifrat në 1-1.

Me kalimin e minuta, në pjesën e dytë, Allegri ndërhyri në formacion, duke hedhur në fushë Chiesa-n në minutën e 60-të. Ishte pikërisht sulmuesi “azzurr” që në minutën e 78-të, me një super gol i dhuroi Juves fitoren dhe një biletë për më tej në Kupën e Italisë.

378 ditë kishte Chiesa që nuk realizonte një gol, për herë të fundit kishte festuar më 6 janar 2022.

  • foto galeri
  • foto galeri

Suksesi i Juves në Kupë ka zënë faqet e para të mediave italiane: “Juve, magji dhe frikë” shkruan La Gazzetta dello Sport duke iu referuar hetimit të nisur dhe dënimin e mundshëm nga FIGC. “Ky është Chiesa”, shkruan Corriere dello Sport. Federico futet, shënon, dërgon Juve-n në çerekfinale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb