“Ndaj Milan, Vlahovic qëndroi në pankinë për zgjedhje teknike”. Kjo deklaratë e fundit e Thiago Motta-s, trajnerit të Juves, tregon qartë se sulmuesi serb nuk është më në qendër të projektit. Pa të në skuadër, “Zonja e Vjetër” zhvilloi një ndeshje super përballë “djallit”, me Nico Gonzales në majën e sulmit. Nico e bëri mirë atë rol, ndërsa së shpejti Motta do të ketë në dispozicion edhe Kolo Muani-n, për këto arsye, Vlahovic bën mirë të bëjë gati valixhet që në janar.

Sigurisht nuk është e lehtë që serbi që gjej një sistemim kaq të shpejt, pasi ka një pagë prej 12 milionë euro në sezon, plus kartoni i tij. Përtej këtyre detajeve ekonomike, Vlahovic ka ende admirues në treg, mbi të gjitha në Premier League.

La Stampa shkruan se për sulmuesin e Juves në garë së fundmi është futur edhe Chelsea, me londinezët që kërkojnë t’i rrëmbejnë Arsenalit sulmuesin e tyre të preferuar.

Në fakt, “topçinjtë” mbeten favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e Vlahovic pasi Artetës i duhet me çdo kusht një sulmues i ri pasi duhet të bëjë llogaritë pa Gabriel Jesus deri në fund të këtij sezoni. Në çdo rast, nuk do jetë e lehtë që Arsenal të arrijë te Vlahovic, pasi fillimisht po studiojnë tregun për të gjetur një opsion me më pak kosto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb