Juve-Inter me porta të hapura apo të mbyllura? Ndeshja më e rëndësishme e kampionatit italian, në program të dielën në mbrëmje në “Allianz Stadium” pa tifozë, por tashmë sheh një dritë për të mbushur shkallët. E kanë kërkuar si trajneri Sarri, ashtu edhe Konte, ndërsa në orët në vijim pritet një vendim përfundimar nga prefektura e Piemontes, që po monitoron situatën e coronavirusit.

Për momentin çdo gjë mbetet në dyshim, teksa u mendua që të zhvendosej dhe të hënën, por të mërkurën duhet luajtur Juve-Milan, ndaj kjo hipotezë ka perënduar. Gjithsesi ajo që dihet deri më tani është se biletat janë ende në shitje dhe se Juventusi nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb