Dyert e mbyllura dukej se ishin vendimi përfundimtar për Juve-Inter, por së fundmi ka dalë një tjetër hipotezë, që mund të shohë të spostohet gjysma e takimeve të kësaj jave të Serisë A. Emergjenca coronavirus në veri të Italisë nuk ka ndërmend të ndalet dhe po mendohet kjo zgjidhje, ndonëse për momentin, i vetmi vendim është ai i së enjtes në mbrëmje, ku pesë ndeshje të Serisë A duhet të luhen pa publik.

Por tashmë kanë ardhur reagimet e para. Fedriga, governatori i Friulit, ka kërkuar me një notë zyrtare shtyrjen e ndeshjes Udineze-Fiorentina, çka ka bërë që Lega e Serisë A të punojë te skenari i ri, shtyrjen e të gjitha ndeshjeve me dyer të mbyllura. Asnjë problem për katër nga pesë ndeshjet, problem është vetëm Derbi i Italisë dhe kjo për shkak të kalendarit të ngjeshur të ekipeve.

Sot qeveria italiane do të përballet me komisionet shkencore dhe me krahinat e prekura, prej të cilave do të varet shumë dhe vendimi i Legës së Serisë A, që është autoriteti i zgjedhur për të marrë vendimin përfundimtar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb