Nuk është pritur aspak mirë në shtëpinë zikaltër deklarata e drejtorit juventin, Fabio Paratiçi, që deklaroi se do të presin se çfarë do të ndodhë në verë dhe më pas do të veprojnë sa i takon sulmuesit argjentinas të Interit, Mauro Ikardit.

Menjëherë ka reaguar ish-administratori i deleguar i Juventusit, sot në krye të merkatos së Interit, Bepe Marota, që i është përgjigjur flakë për flakë Paratiçit.

“Ne nuk kemi qëllim shitjen e Ikardit pavarësisht vendimit tonë. Për sa i përket asaj që ka thënë Paratiçi që të shohim se çfarë do të bëjë Ikardi në qershor, të njëjtën gjë them edhe une mbi Dibalan, të shohim çfarë do të bëjë ai në qershor.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb