Deizi Arapi, 27-vjeçarja nga Bilishti e cila reth një muaj më parë “pushtoi” rrjetin pas përplasjeve që pati me policinë e qytetit ku jeton (së bashku me motrën e saj 23 vjeçe), u rikthye sërish ditën e sotme në qendër të vëmendjes së mediave, pasi makina e saj u përfshi nga flakët.

Kjo ishte e dyta herë që vajzës “problematike” i digjej një automjet, pasi në vitin 2018 para banesës iu shkrumbua edhe një automjet tip “Smart”.

E teksa në qytet Deizi njihet gjerësisht si një vajzë që nuk iu qëndron dot larg sherreve dhe skandaleve, e reja nxitoi sot që të fliste për mediat, nga ku hodhi me deklaratën e saj dyshimet se persona të caktuar janë hakmarrë ndaj saj pas konflikteve dhe debateve verbale që kanë pasur.

27-vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka përmendur 10 persona tek të cilët dyshon, por emri më i njohur në listën e saj ishte ai i deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.

Nallbati më herët ka drejtuar Bashkinë e Devollit dhe Deizi Arapi pretendon se ai i ka pushuar nënën nga puna, një vendim ky që ka çuar në përplasje verbale mes tyre.

Deizi Arapi - Bledion Nallbati
Deizi Arapi – Bledion Nallbati

Por, deputeti reagoi menjëherë në një lidhje telefonike nga Gjermania duke mohuar pretendimet e vajzës, madje duke theksuar se do ta padisë 27-vjeçaren sapo të kthehet në Shqipëri.

Ndërkohë, të gjithë këtë situatë duket se po e shijon e reja, e cila pas deklaratës në media, ku kërkoi edhe mbrojtje nga shtetit, i është rikthyer Instagramit për të dërguar mesazhe të koduara në drejtim të personave që sipas saj e urrejnë.

Jeta ime është në rrezik. Nuk fle dot e qetë, nuk parkoj dot makinën jashtë shtëpisë sepse do ta gjej në këtë gjendje. Personi që e ka bërë është treguar edhe neglizhent sepse ka harruar edhe bidonin e benzinës këtu. i kërkoj shtetit që të vërë dorën në zemër”, tha 27-vjeçarja në një prononcim për mediat të paradites së sotme.

Sa i përket postimeve në Instagram, Deizi shkruan mbi foton e makinës së saj të djegur këto rreshta: “Juve ju rritet inati, mua po më rritet keshi”.

Këtë Instastory, 27-vjeçarja e shoqëron me një emoji të qeshur dhe një tjetër mbishkrim me fjalë ofenduese në gjuhën angleze: “Fuck everyone. U deserve to go to hell motherfuckers”.

Por, duket se inatin mund ta ketë edhe me median, pasi në postimin e radhës po në anglisht, e reja problematike shkruan: “Jo më lajme të pavërteta, k*rva”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb