Festa e titullit të tetë radhazi në Serie A nuk e përmbush egon e “Zonjës së Vjetër”, Champions League vijon të jetë prioritet absolut, kështu pritet të jetë dhe sezonin e ardhshëm. Pas takimit ndërmjet Andrea Agnellit dhe Max Allegrit, në program për tu zhvilluar këto ditë, Juventuns pritet të nis menjëherë punën për të ndërtuar një ekip në funksion të C.Ronaldos dhe objektivit Champions. Nuk parashikohen shpenzime të çmendura pasi duhet të jenë korrekt me rregullat e Fair Play financiar, kështu përpara se të blejnë duhet të vendosin kë do të shesin.

I sigurt duket largimi i Cancelos, për portugezin ka nisur një derbi në Manchester, City dhe United janë futur në garë për të siguruar shërbimet e tij, Juve është e qartë në këtë pikë, Cancelo nuk largohet pa 60 milion euro. Nga Torino pritet të largohet një ndërmjet Pjanic ose Dybala, dy lojtarë për të cilët ofertat nuk mungojnë.

Boshnjaku së fundmi ka përfunduar në radarët e PSG ndërsa Dybalan e kërkon gjysma e europës. Pjanic mund të përfshihet në tratativa pasi Juve kërkon shërbimet e Adrien Rabiot.

Në mesfushë një tjetër emër që po qarkullon prej kohësh është edhe ai i James Rodrigues. Kolumbiani vështirë se qëndron në Mynih por as Reali nuk ka ndërmend ta mbaj në Madrid, në këto kushte, James mund të transferohet në Torino, afrimi i tij sponsorizohet edhe nga Ronaldo.

Në sulm, emri mbetet fiks, Frederico Chiesa. Duke u rikthyer tek reparti që ka më shumë nevojë për ndryshime, mbrojtja, prioriteti absolut i Juve është De Ligt. Drejtori sportiv i Juve, Paratici ishte i pranishëm në Londër ku ndoqi live sfidën Tottenham-Ajax.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb