Lajmi se C.Ronaldo kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 bëri xhiron e botës. Pavarësisht se ylli portugez nuk ka asnjë simptomë, u shfaq menjëherë i qeshur, është i detyruar të izolohet dhe ti nënshtrohet kontrolleve të vazhdueshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ankthi tashmë s’postohet tek Juventus, mungesa e tij në këtë pikë të sezonit është shumë thelbësore. E sigurt është se CR7 do të mungoj këtë fundjave përballë Crotone, gjithashtu humbet edhe sfidën e parë në fazën e grupeve në Champions League kundër Dinamo Kiev por ajo që shqetëson më shumë stafin drejtues por dhe vetë Ronaldon është fakti që prezenca e tij vihet në dyshim edhe për sfidën kundër Barcelonës. Të gjithë tifozët prisnin me padurim një tjetër përballë Ronaldo vs Messi por ylli portugez është në garë me kohën për të qenë i pranishëm në fushë.

Messi Ronaldo Split 15raochx3jz2h1xmmijt07jl00
Messi Ronaldo Split 15raochx3jz2h1xmmijt07jl00

Sipas rregullave të vendosura nga UEFA, një lojtarë i infektuar për të qenë në fushë duhet të dali negativ një javë përpara ndeshjes. Në këtë rast, sfida me Barcelonën është në program më 28 tetor, CR7 duhet të dal negativ më 21 tetor. Përcaktues në rastin e Ronaldos do të jetë tamponi i dytë. Për momentin Ronaldo ndodhet në izolim në Portugali, sipas ligjeve të vendit, sulmuesi i Juves është i detyruar të qëndroj në karantinë për 14 ditë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb