Juve vijon të jetë në kërkim të një partneri për C.Ronaldo. Afrimi i Morata nuk plotëson kurrsesi egon e një ekipi që kërkon të fitojë Champions League, për këtë arsye drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” priten të jenë sërish aktiv në merkaton e verës me një objektiv kryesorë, gjetjen e një sulmuesi. Marcus Rashford mund të largohet në fund të sezonit nga Man.United dhe shumë klube kanë nisur sondazhet për të kuptuar nëse ekziston mundësia të sigurojnë shërbimet e sulmuesit anglez. Mes klubeve të interesuar është edhe Juventus, të gatshëm të nisin negociatat me “djajtë e kuq” dhe me përfaqësuesit e lojtarit.

Juve
Juve

Kartoni i Rashford vlerësohet me 80 milion euro, një shifër jo e vogël por që drejtuesit e Juves shpresojnë ta plotësojnë me largimin e disa lojtarëve në fund të sezonit. Rashford përfaqëson një “top player” dhe si i tillë edhe paga e tij vjetore është jo pak e rëndësishme në këto negociata. Në garë për sulmuesit e Man.United mund të përfshihet edhe Barcelona, një skuadër që gjithashtu e ndjek prej kohësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb