Juve bie për herë të parë këtë sezon, pas dy barazimeve radhazi në Serie A, “Zonja e Vjetër” pëson humbjen e parë në Champions në erën Andrea Pirlo. Barcelona triumfon në Torino duke konsoliduar pozitat si kryesues në Grupin G me gjashtë pikë të plota. Pavarësisht se blaugranët ishin në momentin më të vështirë në vitet e fundit, vinin pas një humbje në “El Clasico” dhe pas dorëheqjes së presidentit, përballë Juves treguan të gjithë potencialin e tyre duke i shndërruar bardhezinjtë në një ekip modest që nuk goditën një herë kuadratin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Alvaro Morata i vetëm u përpoq të minimizonte mungesën e C.Ronaldo në sulm por kjo ishte thjeshtë e pamundur, pavarësisht se spanjolli arriti të dërgoj topin tre herë në rrjetë, në të tre rast u kap mat nga VAR.

Dembelee
Dembelee

Barça kaloi në avantazh që në minutën e 14-të ku Dembele gjeti një devijim me fat për të mposhtur Szczesny. Juve reagoi pas vetëm një minutë por goli i spanjollit u anulua për pozicion jashtë lojë. E njëjta histori edhe në minutën e 30-të, VAR i hoqi kënaqësinë e golit. Dukej e pabesueshme por edhe me fillimin e pjesës së dytë, historia nuk ndryshoi, Morata shënon VAR anulon.

Pirlo
Pirlo

Pirlo u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi duke kryer tre zëvendësime por në momentin më të rëndësishëm, Demiral u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në fund, në kohën shtesë, Ansu Fati fitoi një 11-metërsh të konvertuar në gol nga Leo Messi i cili sigloi shifrat përfundimtare në 0-2.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb