Andrea Pirlo ishte i qartë pas fitores kundër Novara në miqësore, i duhet një qendërsulmues me çdo kusht, mundësisht se më shpejt të jetë e mundur. Në majën e listës së dëshirave mbetet Luis Suarez, ky fakt nuk ndryshon, por në pritje që urgusuani të marrë pasaportën italiane, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po punojnë për të tjerë opsione.

  • foto galeri
  • foto galeri

Edin Dzeko është emri që po merr më shumë kuota këtë periudhë, kjo pasi Roma ka gjetur akordin me Milik. Transferimi i sulmuesit polak në kryeqytet i hap rrugën largimit të Dzeko. Juve ka gjetur prej kohësh akordin me sulmuesin boshnjak, kontratë 2-vjeçare nga ku Dzeko do të përfitoj 7,5 milion euro në sezon. Në të njëjtën kohë, në tavolinën e drejtuesve të klubit bardhezi qëndrojnë edhe emra të tjerë si Oliver Giroud. Chelsea është i gatshëm ta lë të lirë francezin për 5 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb