Në shtëpinë e Juves është koha të bëjnë llogaritë me Champions League, është momenti i së vërtetës. Allegri dhe të besuarit e tij janë përpara një “provimi” të fortë, mbase testi i parë real për të kuptuar forcën e vërtetë të këtij ekipi.

Në “Parkun e Princave” dy janë të vëzhguarit special, Angel Di Maria dhe Paredes, dy ish lojtarë të PSG. Gjendja e Di Maria-s mbetet ende për tu vlerësuar, do ta nis apo jo si titullar, ndërsa Paredes pritet ta startojë nga fillimi.

Pas pushimit kundër Fiorentinës, Dusan Vlahovic do të rikthehet sërish titullar për të udhëhequr fazën sulmuese të Juventuesit.

Mbrojtja e Allegrit do të jetë përpara një testi shumë të fortë, përballe do të kenë një nga tredhëmbëshit më të mirë në qarkullim, Mbappe-Messi-Neymar. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk dëshiron të rrezikojë në këtë pikë teksa i ka rezervuar një fanellë titullari Danilo-s në të djathtë e Alex Sandro-s në të majtë ndërsa dyshja e qendrës do të formohet nga Bonnuci dhe Bremer.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb