Juventus po përjeton momentin më të vështirë në dekadën e fundit, mungesa e rezultateve dhe rënia në bursë kanë sjell krizë në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Si të mos mjaftojë kjo situatë, së fundmi në Torino ka zbarkuar edhe Guardia di Finanza, në zyrat e klubit bardhezi, ku kanë sekuestruar dokumente që kanë të bëjë me bilancet e tre viteve të fundit, lëvizjet e lojtarëve, pasi dyshohet si klubi torinez ka paraqitur bilance fiktive dhe fatura false. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për rreth 42 lëvizje në tregun e transferimeve, të dyshimta, me një vlerë totale prej 50 milionë euro.

Prokura Italiane
Prokura Italiane

Në këtë listë të zezë përfshihet edhe shkëmbimi Pjanic-Arthur. Mes personave nën hetim, të dyshuar, kanë përfunduar e gjithë kupola drejtuese e Juventusit, duke përfshirë këtu presidentin Agnelli, zëvendës presidentin Pavel Nedved dhe ish drejtori sportiv Fabio Paratici, gjithashtu funksionarë të ndryshëm ligjor dhe financiar të klubit. Nëse Juventus shpallet fajtor për këtë çështje, nëse rezulton se ka mashtruar me bilancet, rrezikon të penalizohet me pikë të hequra në tabelën e renditjes, ose në rastin më të mirë me një gjobë të majme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb