Juventus nis punën për sezonin e ri me një objektiv të qartë dhe të vetëm, të rikthehet sa më shpejt në krye të Serie A dhe pa dyshim të jenë protagonistë në Champions League. Atmosfera në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” është pozitive, rikthimi i Allegri ka shtuar më shumë besimin, ndërsa tani është koha për të punuar fort dhe për të qenë gati për startin e sezonit. Të parët që u vendosën menjëherë në urdhrat e Allegrit ishin Dybala, McKennie dhe Arthur, ndërsa pjesa tjetër e grupit, përfshi e dhe lojtarët e përfaqësueseve do të bashkohen më vonë.

I pranishëm në Continassa, qendrën stërvitore të ekipit, ishte edhe zëvendës presidenti i Juves, Pavel Nedved, i cili u ndal nga tifozët duke u pyetur për C.Ronaldo, me portugezin që ende nuk është bashkuar me ekipin por po shijon edhe disa ditë pushime me të dashurën e tij, Gerogina Rodriguez: “Do të vijë do të vijë”, iu përgjigj shkurtimisht Nedved tifozëve. Allegri? Ishim mësuar me të për 5 vite, më pas u largua për dy vite pushime, tani është rikthyer dhe e shoh shumë të karikuar”, theksoi Nedved.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb