Pol Pogba është një nga objektivët kryuesorë të merkatos së Juventusit me qëllim përforcimin e mesfushës. Në Torino francezi shpërtheu dhe ka lënë kujtime shumë të mira, kujtime të cilat kanë shtyrë Facio Paratiçin për të nisur bisedimet me Mino Raiolën, raporton “Le10sport”. Këto janë vetëm hapat e para dhe për momentin nuk mund të flitet për fillimin e një marrëveshjeje të mundshme.

Duke parë shifrat, Juvja gjendet në një operacion aspak të lehtë. Ndaj për këtë arsye drejtuesit bardhezinj kanë nisur të përshpejtojnë, pasi duan të kuptojnë qëllimet e lojtarit i cili duket shumë i interesuar edhe për Real Madridin. Për të ulur çmimet e transferimit, Juvja po mendon të fusë të paktën një pedanë teknike. Për momentin emrat me të lakuar janë Rabio dhe Duglas Kosta, por gjërat janë të gjitha për t’u diskutar qoftë me Junajtidin, qoftë me lojtarët.

Paratiçi ka nisur kështu bisedën me Raiolën për të bërë një përmbledhje të situatës dhe për të kuptuar se deri ku mund ta hedhë hapin në shifra. Një mesazh i qartë i interesit bardhezi ndaj Polit, që shërben si mesazh dhe për klubet e tjera, PSG dhe Real në radhë të parë, ndonëse këta të fundit duket sikur kanë ngadalësuar parë dhe marrëdhëniet jo të mira mes Perezit dhe Raiolës. Ndaj Juvja po lëviz për të rikthyr Pogban në Torino.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb