Dënimi i rëndë i marrë nga Gjykata e Apelit të FIGC, për çështjen e plusvalencave, nuk vret “Zonjën e Vjetër”, të patën jo sportivisht, pasi Juve zhvilloi një 90-minutësh të çmendur përballë Atalanta-s, gjetën forcën dy herë të ktheheshin në lojë duke dale më një pikë nga ‘Stadium’. Tifozët shijuan një sfidë fantastike, 6 gola të shënuar, një barazim 3-3 që i jep mban të gjallë bardhezinjtë.

Lookman kaloi Atalantan-n në avantazh që në minutën e 4-të duke përfituar dhe nga një gafë e Szczesny, por torinezët përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë me Di Maria dhe Milik. Argjentinasi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa Milik i kaloi në avantazh në minutën e 34-të. Në fraksionin e dytë, Atalanta realizoi dy gola të shpejtë, me Maehle dhe sërish Lookman duke krijuar iluzionin se nga Torino do të dilnin me pikë të plota. Në të 65-të, kapiteni Danilo me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit barazoi shifrat në 3-3, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Kjo pikë i jep më shumë besim trajnerit Allegri, i cili nuk ka ndërmend të dorëzohet, pavarësisht se e pranon se nuk është e lehtë: “Psikologjikisht ishte e vështirë të luaje pas dënimit, sepse na hoqën gjithçka kishim arritur në fushë. Ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga faktorë të jashtëm, duhet të vijojmë të siç kemi bërë deri më tani. Vendi i 4-ët? Është e vështirë, por duhet të jemi të qetë, duhet të ecim hap pas hapi”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Juve-Atalanta mori vëmendjen e mediave italiane: “Tërbimi i Juve”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Purgatori i Juves”, ishte titulli i Corriere. “Juventus nuk vdes kurrë”, shkruan Tuttosport në faqen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb