Juventus përshëndet Higuain, më në fund pas disa sezoneve në formë huazimi, “Zonja e Vjetër” largon përfundimisht sulmuesin argjentinas i cili do të transferohet te Inter Miami në MLS ku e pret një kontratë 2-vjeçare me ekipin e Devid Beckham. Objektivi i drejtuesve të klubit është të gjejnë tashmë një zëvendësues, kanë kohë deri 10 ditë pas rifillimit të sezonit për të mbyllur këtë çështje, por sigurisht Andrea Pirlo do preferonte ta kishte shumë më herët në dispozicion.

La Gazzetta
La Gazzetta

Hezitimi i Luis Saurez ka shtyrë drejtuesit të shohin edhe për alternativa të tjera duke e zgjeruar listën me Moise Kean dhe Alvaro Morata, dy ish lojtarë. Në fakt, Juve nuk ka nevojë vetëm për një qendërsulmues por i duhen dy të tillë duke parë ngarkesën e madhe të sezonit, në rrethana të ndryshme, Pirlos i duhet të ketë të paktën dy alternativa. Në çdo rast Luis Suarez mbetet preferenca e parë por fakti që i duhet të marrë një pasaportë italiane po e ndërlikon më shumë se sa pritej këtë tratative. Morata dhe Kean janë dy alternativat më të mundshme, i pari mund të transferohet në formë huazimi pas një viti të dështuar te Everton ndërsa Morata është objektivi më i kushtueshëm në aspektin ekonomik. Emri më i ri që i shtohet listës së dëshirave është Oliver Giroud, sulmuesi i Chelsea i lidhur edhe në të shkuarën për një transferim në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb