Aventura e Andrea Pirlo në krye të Juves nis nga zyrat e klubit ku së bashku me drejtuesit po studiojnë strategjinë që do të përdorin për sezonin e ri i cili pritet të jetë jo pak i vështirë. Dy janë çështjet e para që kërkojnë zgjidhje të shpejtë, çfarë do të ndodh me Dybala dhe C.Ronaldo. Ky nuk pritet të jetë një vendim i thjeshtë pasi në mes janë çështje ekonomike dhe filozofi loje. Eliminimi nga Champions League rëndon akoma më shumë bilancet ekonomike të klubit, për të qenë aktiv në merkato fillimisht drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” duhet të mendojnë të shesin. Dybala apo Ronaldo, kush do të sakrifikohet?

Dybala
Dybala

Sipas mediave italiane, Dybala është kandidati kryesor, gjithnjë nëse vjen ndonjë ofertë mbi 100 milion euro. Është shumë e vështirë të mendosh që në këtë periudhë të vështirë të dali një klub që të blej kartonin e Ronaldos e mbi të gjitha të përballoj pagën e tij, kjo është një arsye tjetër pse Dybala shihet më shumë larg Torinos. Tre janë ekipet që kanë shfaqur interes për Dybala: Man.United, Man.City dhe Real Madrid. Nga tre ekipet “djajtë e kuq” kanë një avantazh shumë të madh pasi në dorë kanë një xholi si Pogba. Drejtuesit e United janë të gatshëm të futen në bisedime për një shkëmbim të mundshëm. Të dy lojtarët vlerësohen me të njëjtin çmim dhe pak e shumë pretendojnë të njëjtën pagë, në këtë kohë të vështirë ekonomike do të ishte zgjidhje ideale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb