Aventura e Paulo Dybala tek Juventus mund të konsiderohet e mbyllur. Episodi i fundit, ku argjentinasi mori pjesë në një darkë në shtëpinë e McKennie, duke shkelur rregullat e COVID-19, është thjeshtë hapi i radhës që e largon gjithnjë e më shumë nga Torino. Dybala nuk pritet të rinovojë kontratën e tij me Juven dhe në fund të sezonit do të shihet. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Morata, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të paguajnë për spanjollin i cili do të rikthehet tek Atletico Madrid, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Në pritje për të kuptuar se çfarë do të bëjë Ronaldo, në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” po shqyrtojnë opsionet që ofron tregu i transferimeve.

Juve
Juve

Sipas “Sportmediaset”: Milik po merr shumë kuota duke parë dhe klauzolën e tij të largimit, 12 milion euro. Përveç sulmuesi polak një tjetër opsion është edhe Moise Kean, i huazuar tek PSG por në pronë të Everton. Për ish sulmuesin e tyre, Juentus duhet të mposht konkurruesen e francezëve pasi trajneri Pochettino dëshiron ta mbaj në skuadër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb