Përfaqësueset janë kthyer në makth për shumë klube evropiane, një prej tyre është pa diskutim edhe Juventus. “Zonja e Vjetër” nis të bëjë llogaritë në vigjilje të sfidës kundër Romës, me shpresën që të ruaj të njëjtin trend në Serie A ku vjen pas tre fitoreve radhazi. Në këtë pikë, lajmi i mirë është rikuperimi i Paulo Dybala, argjentinasi ka lënë pas problemin muskulor dhe mund të jetë mes lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë. Vështirë të mendosh se Dybala do ta nis sfidën si titullar por mund të përdoret nga trajneri në varësi se si do të shkojë ndeshja.

Morata
Morata

Pak më ndryshe është diskutimi në lidhje me Alvaro Morata, sulmuesi spanjoll po përmirësohet por jo mjaftueshëm sa për të qenë në fushë kundër Romës, sipas të gjithë gjasave pritet të jetë i disponoheshëm për sfidën kundër Inter në fund të muajit. Reparti më problematik për momentin mbetet mesfusha. Rabiot rezultoi pozitiv me COVID-19 ndërsa McKennie është në dyshim të fortë, rikthimi me vonesë pas grumbullimit me kombëtaren dhe lodhja muskulore nuk e lejon të jetë në kushte optimale. Dy zgjedhjet e vetme për këtë repart mbeten Locatelli dhe Bentancur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb