Juventus e ka shumë të vështirë të gjejë paqen këtë sezon. Nuk janë të qetë brenda në fushë por as jashtë sajë. “Zonja e Vjetër” e sheh veten prej kohësh jashtë Champions League ndërsa tashmë janë jashtë edhe garën për titull në Serie A. Në valle ka mbetur vetëm një objektiv, të sigurojnë prezencën në Champions sezonin e ardhshëm, në të kundërt gjërat do të komplikohen jashtëzakonisht shumë. Duke qëndruar tek ky objektiv, Juve ka provimin e radhës të dielën kundër Atalanta në Bergamo, një ndeshje direkte që pritet të thotë shumë. Në të njëjtën kohë, Paratici dhe pjesa tjetër e stafit drejtues po punojnë për sezonin e ri, çështja e parë që kërkon zgjidhje është ajo e C.Ronaldo.

Ronaldooo
Ronaldooo

Portugezi dukshëm nuk është i lumtur, këtë e shfaq thuajse në çdo rast kur nuk arrin të shënojë. CR7 ka një kontratë deri në vitin 2022, nuk diskutohet për rinovim pasi për momentin as prezenca e tij sezonin e ardhshëm nuk është e sigurt, Ronaldo ka nevojë për Champions League, nëse nuk arrihet ky objektiv vështirë të mendosh se portugezi do të qëndrojë. Jo vetëm Ronaldo, Paratici duhet të mendojë edhe për Dybala e Morata.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb