Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” nis projekti i së ardhmes, me një objektiv të qartë, të jenë prezent në Stamboll, në stadiumin Ataturk, për të fituar finalen e Champions League. Ronaldo i vetëm nuk mjafton, kjo u vërtetua menjëherë, duhet të ketë mbështetje për të rikthyer më në fund në Torino trofeun e aq shumë dëshiruar. I gjithë projekti i Juventusit rrotullohet rreth fenomenit portugez, duke iu referuar këtij fakti, e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, ka përpiluar listën me lojtarët që priten të afrohen gjatë merkatos së verës:

Corriere
Corriere

Mbrojtja: Këtu Zonja është e qartë, duhet emra të ri për të rinovuar murin bardhezi. De Ligt është preferencë e parë por holandezi është i destinuar të transferohet në Barcelonë. Emri më i mundshëm është ai i Varane. Francezi nuk po kalon momente të lumtura në Madrid, ky është sezoni i duhur për ta joshur por kampioni i Botës vlen jo pak, 80-90 milion euro. Dy emra të tjerë me më pak kosto janë Manolas i Romës, 36 milion euro dhe portugezi Ruben Dias 60 milion euro.

Varenel
Varenel

Mesfusha: Ramsey është një çështje e mbyllur por uellsiani mund të mos jetë përforcimi i vetëm në mesfushë, Pogba mbetet gjithnjë një çështje e hapur. Një tjetër emër i madh që vijon të jetë i lidhur më merkaton e Juvës është edhe Isco. Kartoni i spanjollit në rastin më të mirë kushton 70 milion euro.

Isco
Isco

Sulmi: Në këtë repart llogaritë duhet të bëhen me qetësi pasi bëhet fjalë për partnerin e Ronaldos, një lojtarë i cili duhet ti përshtatet lojës së CR7. Në pamje të parë duket se ofensiva e Allegrit nuk ka nevojë për shumë ndryshime por diskutimi ndryshon pasi Juve mund të heq dorë nga dy lojtarë, Dybala dhe Costa. Aktualisht dy janë emrat më të përfolur janë Chiesa dhe Joao Felix.

Federico Chiesa
Federico Chiesa

Juve ka kohë që punon për të afruar sulmuesin e Fiorentinës për të djegur konkurrentët brenda për brenda Serie A por oferta e parë zyrtare për të ka ardhur nga Bayern Munich, një ofertë prej 70 milion eurosh që mund të nxjerrë jashtë loje Juventusin.

Joao Felix Benfica 2018 19 S3c5f324uvgm1uocjf0rpyoce
Joao Felix Benfica 2018 19 S3c5f324uvgm1uocjf0rpyoce

Një lojtarë që mund ti shërbeje të tashmes por dhe të ardhmes është dhe Felix, xhevahiri i Benfikës, një talent për të cilin janë vënë në lëvizje klubet me buxhet të jashtëzakonshëm si Man.City, Real Madrid dhe PSG. Ronaldo mund të jetë përcaktues në këtë tratative, mund të bind patriotin e tij ti bashkohet në Torino për ti pasuar më pas edhe fronin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb