Humbja kundër Lion ka lënë një shije të hidhur tek Maurizio Sarri, mbi të gjitha për atë pjesë të parë që i dhuruan ekipit francez: “Qarkulluam topin shumë ngadalë, pa lëvizur. Ishin pak agresiv në sulm dhe në mbrojtje. Në golin e pësuar ishim të pafat pasi De Ligt ishte jashtë fushe duke u mjekuar. Bëmë pak gjëra për të fituar një ndeshje në Champions League”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sarri është i vetëdijshëm se ku e humbi ekipi i tij ndeshjes: “Në stërvitje topi lëviz me 200 km në orë, gjëja e çuditshme është se më pas në fushë nuk ndodh diçka e tillë. Kur humbet shpejtësinë gjithçka bëhet më e vështirë”. Në konferencën për shtyp, Sarri bën dhe moviole ku i mungojnë dy penallti: “Në Itali do të jepeshin dy penallti në favorin tonë, një kundër Ronaldos dhe një kundër Dybala, në Europë përdoret një tjetër metër dhe duhet të përshtatemi”. Në fund Sarri i përgjigjet edhe Bonuccit i cili u shpreh se ndeshja u humb që kur ekipi zbriti në nxehje: “Nuk ishte në fushë në ato momente por stafi më tha se gjithçka shkoi normalisht.

Garsia
Garsia

I ndryshëm diskutimi në kampin francez, fitorja minimale 1-0, i jep një bonus më shumë për ndeshjen e kthimit: “Shënuam dhe nuk pësuam gol në shtëpi, kjo e fundit është shumë e rëndësishme. Është normale më pas që në pjesën e dytë vuajtëm pasi përballë kishim një skuadër të madhe me lojtar të mëdhenj. Kualifikimi gjithsesi është i ndërlikuar, objektivi ynë është të shënojmë një gol në “Stadium” për të shpresuar tek kualifikimi”, u shpreh Rudi Garcia, trajner i Lion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb