Evropa dukej një mision i pamundur për Juven por javë pas javë bardhëzinjtë fituan terren dhe tashmë e shohin veten katër pikë larg zonës Champions, katër pikë larg Atalanta të vendit të katër. Sigurisht nuk është një sezon brilant dhe nuk kanë shumë arsye për të festuar por tani është koha e duhur për të karikuar bateritë dhe për të projektuar pjesën e mbetur të sezonit.

“Janari dhe shkurti do të jenë dy muaj të rëndësishëm për ne”, u shpreh Allegri, sigurisht pasi në këtë periudhë trajneri pret edhe dhurata nga stafi drejtues, ndonjë lojtarë cilësorë gjatë merkatos së dimrit. Ekipi do të bashkohet më 30 dhjetor, dhe Allegri shpreson që të ketë në dispozicion dy elementë shumë thelbësor për ekipin e tij, Dybala dhe Frederico Chiesa.

Sulmuesi azzurr prej afro një muaj është jashtë fushave si pasojë e një problemi muskulor dhe rikthimi i tij pritet me padurim. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dybala me argjentinasin që po kalon një sezon me ulje ngritje të mëdha, i kushtëzuar shumë nga dëmtimet e shpeshta.

Një tjetër emër që Allegri e pret është edhe Danilo, për anësorin duhet pak më shumë kohë për tu rikthyer të kushte optimale. Objektivi është që të tre këto titullarë të rikthehen në fushë për sfidën e 6 janarit teksa në “Stadium” i viziton Napoli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb