Derbi i Italisë spostohet në merkato, kjo për “faj” të Juves, me “Zonjën e Vjetër” e cila ndërhyn papritur në objektivin kryesor të Interit, Romelu Lukaku. Nuk është një sekret që drejtuesit e klubit ziklatër po punojnë prej kohësh për të transferuar sulmuesin belg në Milano, interesant dhe surprizë është futja e bardhezinjve në këtë tratative.

Conte
Conte

Conte ka takuar agjentin e lojtarit, ka marrë bekimin e Lukakut por pengesë vijon të mbetet vlera e kartonit të tij, Man.United kërkon minimalisht 70 milion euro. Agjenti i Lukakut theksoi se Inter duhet të nxitoj nëse dëshiron shërbimet e belgut por zikaltërit nuk mund të shpenzojnë një shumë të tillë pa shitur fillimisht Icardin, në këtë pikë në skenë del sërish Juventus.

Icardi Marotta Chiama Wanda 1
Icardi Marotta Chiama Wanda 1

Është i ditur fakti se Juve kërkon një qendërsulmues në merkato, Higuain nuk bën pjesë në planet e tyre, por interesimi për Lukakun ishte i paparashikueshëm, aq sa ka bërë që mediat italiane të flasin për një lojë nga ana e “Zonjës së Vjetër” për të arritur te ish kapiteni i Interit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb