Champions. Pavarësisht këtij fakti, Milan e Inter nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Kuqezinjtë e Stafano Piolit rikthehen te suksesi në Serie A, mposhtën Lecce-n në “San Siro” me rezultatin e pastër 2-0.

Rafa Leao ishte njeriu i ndeshjes, autor i një “dopiete”. Sulmuesi portugez kaloi “djallin” në avantazh në minutën e 40-të me një goditje të saktë me kokë ndërsa në të 75-tën me një aksion personal dyfishoi shifrat duke hipotekuar këtë trepikësh që i vendos kuqezinjtë në vendin e 5-të me 56 pikë, dy më shumë se sa Interi:

“Ishte thelbësore të fitonim kundër Lecce-s, ashtu siç do të jetë jetike ndeshja e radhës në shtëpinë e Romës. Nuk është koha të mendojmë për përballjen dyshe me Interin në Champions, sigurisht ato do jenë dy sfida të mëdha, por për momentin duhet të mendojmë vetëm për Romën, një skuadër e fortë që drejtohet nga një trajner i madh”, u shpreh ndër të tjera Pioli.

Rikthehet te fitorja në Serie A edhe Interi. Zikaltërit mposhtën Empolin me rezultatin e pastër 0-3, një ndeshje ku Lukaku bëri gjithçka, realizoi një “dopjetë” dhe dhuroi një asist për Martinez. Me këtë fitore, Inter mban të gjallë shpresat për një vend në Champions: “Ishte një ndeshje e rëndësishme, një nga të shumtat që kemi deri në fund të këtij sezoni. Tani klasifikimi është bërë i vështirë për të gjithë, edhe për Juves”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes ku nuk i kurseu elozhet për Romelu Lukakun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb