Pas largimit të Merih Demiral dhe Cristian Romero, në shtëpinë e Juves kanë nisur punën për të gjetur një mbrojtës në merkaton e janarit. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po monitorojnë me kujdes situatën e Alessio Ramagnoli. Lojtari dëshiron të rinovojë kontratën e tij me Milan por palët për momentin janë larg, ka një diferencë të madhe mes kërkesës së lojtarit dhe asaj që mund ti ofrojë Maldini. Në mes mund të futet Juve me një ofertë që i afrohet kërkesës së mbrojtësit.

Pogbaa
Pogbaa

Në të njëjtën kohë, Juve po monitoron me kujdes edhe situatën që po kalon Paul Pogba. Nga Anglia vijojnë të insistojnë se Pogba do të largohet nga Man.United, në fund të sezonit është e sigurt, por “djajtë e kuq” kanë vendosur ta nxjerrin në shitje që në merkaton e janarit. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juve po punon të bind lojtarin që të rikthehet në Torino në fund të sezonit, pra të transferohet falas. Në çdo rast paga e tij është një pengesë jo e vogël pasi përfiton 14 milionë euro në sezon, plus bonuse. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Pogba është i gatshëm të ul pagën e tij me 3 milionë euro, po sigurisht kusht mbetet prezenca në Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb