Juven thyen 4-2 Torino-n në derbi, tregon edhe një herë forcë karakteri duke mbajtur të gjallë një sezon që po shkonte drejtë dështimit total. Nuk është koha për të festuar pasi Evropa mbetet larg, minus 10 pikë nga zona Champions, por trajneri Max Allegri ka më shumë se një arsye për të buzëqeshur. Ekipi i tij nuk dorëzohet kurrë, faza ofensive funksionin shumë mirë ndërsa më në fund, për herë të parë këtë sezon, Pol Pogba rikthehet në fushë.

Ky derbi nisi shumë keq, teksa e gjetën veten në dizavantazh që në minutën e 2-të, Karamoh kaloi Torinon në avantazh duke përfituar nga një top i mbetur në zonë. “Zonja e Vjetër” reagoi shpejt me Cuadrado-n që në minutën e 16-të barazoi shifrat në 1-1. Në minutën e 43-të, Sarabia me një prekje të lehtë mposhti sërish portierin Szczesny duke kaluar edhe një herë Torino-n në avantazh, por pjesa e para nuk kishte fund. Në limitet e shtesës, Danilo gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, barazoi rezultatin në 2-2.

Pogba
Pogba

Me fillimin e pjesë së dytë, Allegri hodhi në fushë, Pogba, Chiesa dhe De Sciglio, por ishte Bremer që në minutën e 71 që kaloi Juven për herë të parë në avantazh, një gol prej ishi. Për të hipotekuar fitoren e bardhezinjve mendoi Rabiot në minutën e 81-të që kompletoi “pokerin” e “Zonjës së Vjetër”:

Allegri
Allegri

“Dhjetë pikë nga vendi i katërt janë shumë, ne duhet të ecim hap pas hapi, edhe pse në fushë kemi bërë 50 pikë”, u shpreh Allegri pas ndeshjes. Në fakt nëse nuk do të ishte për dënimin e marrë, -15 pikë, Juve në këtë pikë të sezonit do të ishte forca e dytë në Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb