Juventus nuk ka ndërmend të pres shumë gjatë Angel Di Maria. Oferta e fundit nga ana e “Zonjës së Vjetër” i është paraqitur përfaqësuesve të argjentinasit: 5,5 milionë euro plus bonuse për të shkuar në 7 milionë euro, aq sa kërkon lojtari. Di Maria kërkon më shumë kohë për të vendosur por Juventus e ka ma nxitim. Në Torino me sa duket nuk janë shumë optimist në lidhje me Di Maria, për këtë arsye po shqyrtojnë tregun për të gjetur një tjetër opsion. Ideja e fundit është Domenico Berardi.

Berardi
Berardi

Kalabrezi ka moshën ideale për të veshur fanellën bardhezi, 27-vjeç, ka shumë eksperiencë, gjithashtu një çmim të arsyeshëm, 30 milionë euro. Juventus dhe Sassuolo kanë një marrëdhënie shumë të mirë ndërmjet tyre, mund të gjejnë edhe ndonjë formë më të përshtatshme për të ulur disi kostot e këtij operacioni. Në rast se nuk arrijnë te Berardi, Nicolo Zaniolo mbetet një pistë e hapur, Roma kërkon 30-40 milionë euro.

Allegri Morata

Një temë më vete mbetet edhe Alvaro Moratta. Allegri nuk është kundër idesë për ta pasur sërish në dispozicion, por për spanjollin duhen 35 milionë euro, shifër që konsiderohet e lartë. Nëse Atletico Madrid pranon ulje, atëherë Moratta mund të qëndrojë në Torino.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb