Fillimisht të premten festë për 22 vjetorin e lindjes, më pas të shtunën vizitat mjekësore tek Juventus. Kjo është java e Dusan Vlahovic, futbollisti më i ri i “Zonjës së Vjetër”, në këtë pikë nuk ka më asnjë dyshim, zyrtarizimi është thjeshtë një formalitet. Allegri ka nisur që tani të bëjë llogaritë me Vlahovic në formacion, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Vlahovic pritet të zbres në fushë më 6 shkurt në sfidën kundër Verona.

Në lidhje me numrat, Vlahovic do të përfitojë në Torino 7 milionë euro neto në sezon, plus bonuse, shifra të jashtëzakonshme duke pasur parasysh që tek Fioretina përfitonte vetëm 800 mijë euro në vit. Këto janë shifra të denja për një top player, në një nivel të njëjtë me Dybala ndërsa kalon Morata.

Nuk është ende e qartë se sa do të paguaj Juve për kartonin e tij. Për momentin flitet për 67 milionë euro, kjo është baza, pasi kosto mund të shkojë deri në 75 milionë euro ku përfshihen bonuse të ndryshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb