Fillon të marrë formë oferta e Juves për Dusan Vlahovic. Pas kërkesave të bëra publike nga Fiorentina për të lënë të lirë sulmuesin serb, “La Gazzetta dello Sport”, zbulon shifrat që “Zonja e Vjetër” është e gatshme ti ofrojë sulmuesin serb.

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Juve ka gati 7 milionë euro neto në sezon për Vlahovic, i cili aktualisht përfiton 800 mijë euro në sezon.

Vlahovic
Vlahovic

Vlahovic ka refuzuar ofertën prej 4 milionë euro nga ana e Fiorentinës për të rinovuar kontratën e tij aktuale, një tregues i qartë që serbi dëshiron të largohet, për më tepër që ofertat për të vijnë nga të gjithë anët, ku së fundmi në skenë ka dalë edhe Bayern Munich.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb