“Në Itali një menaxher si Ferguson? Shpresoj që po, sepse do të thotë që të qëndroj për shumë vite te Juventus”, fjalë këto të thëna nga Massimiliano Allegri i cili i jep fund zërave që e shihnin larg “Zonjës së Vjetër”. Në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, Allegri flet mbi librin e tij i cili pritet të dalë shumë shpejt në shitje:

“Ka disa njerëz të cilët dëshirojnë ta ndërlikojnë futbollin më shumë seç duhet, kjo më acaron shumë. Nuk e kam personalisht më askënd, thjesht mendoj se po përpiqen të ndërlikojnë diçka që është shumë e thjeshtë. Në këtë libër rrëfej eksperiencën time që në fëmijëri e deri më tani, eksperiencën në futbollit, si lojtarë dhe trajner. Shpresoj shumë që ti shërbej dikujt, jo vetëm për futbollin por dhe në nivel menaxherial, u shpreh Allegri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: